×
Sunday, December 1, 2024

Ambasadorja Kim: Opinioni im është i qartë. Ajo që ndodhi përtej 5 Qershorit shkon përtej 5 Qershorit, por nuk e shoh si shkelje të 5 Qershorit

October 22, 2020


Ambasadorja Amerikane Yuri Kim e ka cilësuar zhgënjyes faktin që ndryshimet zgjedhore u miratuan në kuvend pa konsesnus mes palëve.

Megjithatë gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ajo tha se marrëveshja e 5 qershorit nuk u shkel.

Blendi Fevziu: Ambasadore Kim, mire se erdhët në studion e Opinion. Shpresoj do të jeni e hapur për këtë diskutim sot?

Ambasadorja Kim: Faleminderit shumë për ftesën.

Blendi Fevziu: Dua t’ju pyes drejtpërdrejt. Ditët e fundit, parlamenti miratoi disa ndryshime në ligjin zgjedhor, kodin zgjedhor, por ndryshimet nuk u bënë me kompromis, me konsensusin që patëm në 5 qershor. Më pas, pamë deklarata nga Ambasada e SHBA dhe Bashkimi Europian. Të dyja palët thonë se mbështetja e Ambasadës së SHBA ishte për ta. Opozita tha “mbështetje për ne” dhe qeveria tha “mbështetje për ne.” Kush e ka gabim dhe kush ka të drejtë në këtë rast?

Ambasadorja Kim: Mendoj se deklarata që nxori Ambasada e SHBA ishte shumë e qartë, pra që metoda me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit ishte një mënyrë e mirë dhe që duhet të ishte përdorur si model për marrëveshjet në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ne nuk mund të mohojmë kompetencën e parlamentit për të miratuar legjislacion. Lidhur me pyetjen nëse 5 qershori u shkel apo jo, njerëz të ndryshëm kanë opinione të ndryshme. Nëse më pyet mua…

Blendi Fevziu: Po, dua mendimin tuaj …

Ambasadorja Kim: Edhe opinioni im është shumë i qartë për këtë. Ajo që ndodhi përtej 5 qershorit shkon përtej 5 qershorit, por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit.

Blendi Fevziu: Por në fakt, në 30 vitet e fundit, ose 28 a 29, gjithmonë kemi pasur kompromis, një konsensus le të themi, për kodin zgjedhor. Është hera e parë pas 30 vjetësh kur kemi një ndryshim të kodit, sigurisht që në parlament, që nuk është produkt i konsensusit. A është ky një problem për Shqipërinë apo për komunitetin ndërkombëtar?

Ambasadorja Kim: Mendoj se është shumë zhgënjyese që pjesa e dytë e reformës zgjedhore nuk u arrit në të njëjtën mënyrë, sepse pjesa e parë, 5 qershori u bë mirë. Dhe duhet të ishte përsëritur. Mendoj se është diçka e pafat që opozita kryesore nuk ishte e pranishme në parlament dhe mendoj se kjo nënvizon përgjegjësinë e cilitdo për të mbetur i angazhuar.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments