Rama njofton hapjen e një konsullate shqiptare në Miçigan

21 Sep 2026 09:30
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e një konsullate shqiptare në Miçigan, e cila do t’u shërbejë bashkatdhetarëve që jetojnë në veri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u bë i ditur gjatë takimit të Ramës me komunitetin shqiptar në Detroit, ndërsa pamjet nga aktiviteti u publikuan në rrjetet sociale nga Taulant Balla.

“Po ndaj me ju lajmin e mirë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama në takimin me diasporën për hapjen e një konsullate shqiptare për veriun e SHBA-së, në Miçigan, e cila do t’u shërbejë dhjetëra mijëra bashkatdhetarëve që jetojnë këtu dhe në shtetet e tjera”, shkroi Balla.

Reklamë Ola

Konsullata e re pritet të lehtësojë marrjen e shërbimeve konsullore për komunitetin shqiptar në Miçigan dhe në shtetet përreth, duke shmangur udhëtimet e largëta drejt përfaqësive të tjera diplomatike të Shqipërisë në SHBA.

Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara në kuadër të vizitës për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Takimi me shqiptarët në Miçigan ishte ndalesa e parë e kësaj vizite.

Reklamë InterMedika