Rama publikon pamjet nga rruga e transformuar e Komanit

15 Sep 2026 10:24
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rruga e rikonstruktuar e Komanit, një aks i konsideruar prej vitesh ndër më të rrezikshmit në vend.

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e transformuar të Komanit, mes një peizazhi spektakolar të veriut shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Rikonstruksioni i rrugës, së ndërtuar rreth 50 vjet më parë, nisi në shkurt të vitit 2025 dhe financohet me rreth 2.5 miliardë lekë.

Reklamë Ola

Aksi lehtëson lidhjen me disa destinacione të rëndësishme turistike në veri, përfshirë Liqenin e Komanit, Lumin e Shalës, Valbonën, Thethin dhe Currajt e Epërm, si edhe lëvizjen drejt Kosovës.