Sulmi me dron rus ndaj një treni pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë kishte për qëllim të frikësonte vendet perëndimore që mbështesin Kievin, deklaroi shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas.
“Mendoj se duhet të bëjmë të kundërtën. Duhet të tregojmë se jemi këtu për Ukrainën dhe se nuk kemi frikë”, u tha Kallas gazetarëve në Rovaniemi të Finlandës, ku po merr pjesë në një samit kushtuar strategjisë për Arktikun.
Sulmi ndodhi pranë kufirit me Poloninë, një vend anëtar i NATO-s, duke shtuar shqetësimet për rrezikun e përhapjes së konfliktit përtej territorit ukrainas.
Një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot. Sipas tij, sulmi synonte të frikësonte dhe të përçante vendet europiane që mbështesin Ukrainën.


