Demo: Përgjegjësi e madhe drejtimi i Ministrisë së Brendshme

11 Sep 2026 11:37
Shpërndaje:

Ervin Demo pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas largimit të Besfort Lamallarit nga ky post.

Gjatë videomesazhit nga Kryeministria, ku Edi Rama njoftoi ndryshimet në kabinetin qeveritar, Demo falënderoi kryeministrin për besimin dhe e cilësoi detyrën e re si një përgjegjësi të madhe.

“Shumë faleminderit për besimin. Është një përgjegjësi shumë e madhe. Do të çoj përpara prioritetet e qeverisë”, deklaroi Demo.

Reklamë Ola

Ai vlerësoi punën e kryer nga Besfort Lamallari në krye të Ministrisë së Brendshme dhe theksoi se bashkëpunimi ndërmjet tyre do të vazhdojë.

“Besforti ka bërë një punë shumë të mirë dhe do të vazhdoj të bashkëpunoj me Besfortin”, tha ai.

Reklamë InterMedika

Deri tani, Ervin Demo ka mbajtur detyrën e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Sipas ndryshimeve të njoftuara nga Rama, çështjet e pushtetit vendor do të integrohen në strukturën e Ministrisë së Brendshme.