Jaupaj: Prioritet parandalimi i fatkeqësive natyrore

10 Sep 2026 21:59
Shpërndaje:

Forcimi i bashkëpunimit për parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore ishte në fokus të takimit të ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, me drejtuesin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë, Kamal Kishore.

Palët diskutuan për rritjen e qëndrueshmërisë së Shqipërisë ndaj pasojave të ndryshimeve klimatike, si dhe për përmirësimin e planifikimit dhe të kapaciteteve institucionale për mbrojtjen e komuniteteve, territorit dhe ekosistemeve.

Jaupaj theksoi se Shqipëria po përballet gjithnjë e më shpesh me zjarre, përmbytje, thatësira dhe fenomene ekstreme të motit. Sipas tij, kjo situatë e bën të domosdoshëm kalimin nga reagimi ndaj emergjencave te parandalimi dhe menaxhimi i integruar i rrezikut.

Reklamë Ola

“Me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve ndërkombëtarë, do të vijojmë të investojmë në dije, teknologji, sisteme të paralajmërimit të hershëm dhe koordinim më të mirë ndërinstitucional”, deklaroi ministri.

Sipas Jaupajt, forcimi i kapaciteteve dhe përdorimi i teknologjive të reja do të ndihmojnë në rritjen e sigurisë së komuniteteve dhe në përballimin më të mirë të fenomeneve ekstreme të motit.

Reklamë InterMedika