Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, zhvilluan një takim me qytetarët në Paskuqan, ku u prehantua dhe projektbuxheti për vitin 2027.
Gjatë takimit, Balla është ndalur tek transformimi i infrastrukturës arsimore në Kamëz, duke theksuar se vetëm në gjashtë vitet e fundit janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 43 objekte shkollore të reja, me standarde bashkëkohore europiane.
“Pas 7 vitesh, askush nuk e kishte besuar që ky ndryshim kaq i madh do të ndodhte në një kohë kaq të shkurtër. Ajo që ka ndodhur në Kamëz me objektet shkollore është histori e madhe suksesi, por është edhe prova në vend e rezultateve më të reja që mori arsimi shqiptar përmes PISA 2025”, u shpreh Balla.
Balla ka nënvizuar se rezultatet e PISA 2025 dëshmojnë progresin e arsimit parauniversitar shqiptar, ndërsa investimet në infrastrukturën shkollore janë pjesë e rëndësishme e këtij transformimi.


