Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video me një të ri ambientalist, me të cilin bëri të ditur se kishte zhvilluar një intervistë kushtuar çështjeve të mjedisit.
Gjatë videos, pasi i riu, i quajtur Altin, tregoi se ishte nga Peza e Madhe e Tiranës, Rama shkëmbeu batuta me të, duke iu referuar me humor edhe historisë politike të zonës.
“Jemi këtu me Altinin, më tha hajde bëjmë një foto, pastaj e kaloi në video, sepse është 5 breza socialist thotë. Po ishe nga Peza pastaj, nga ajo e madhja sidomos, aty je komunist fare”, u shpreh Rama.
Kryeministri vijoi me batuta, duke iu referuar tatuazheve të të riut dhe interesit të tij për çështjet e mjedisit.
“Por tatuazhet tregojnë qartë që ky nuk është as socialist, as komunist, por ambientalist. Sapo kemi mbaruar një intervistë pikërisht për ambientin”, tha Rama.
Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, kryeministri shkroi gjithashtu me humor: “Më shumë se socialist, po jo komunist… Çfarë është?”.
Videoja është publikuar pas intervistës së zhvilluar mes Ramës dhe të riut, e cila, sipas kryeministrit, kishte në fokus çështjet e ambientit.


