Balla: Dhuna ndaj 4 policëve është sulm ndaj shtetit, drejtësia të veprojë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit deklaroi se protesta e dështuar ka devijuar drejt dhunës, duke shprehur solidaritet me katër efektivët e Policisë së Shtetit të plagosur gjatë përplasjeve. Ai u bëri thirrje organeve të drejtësisë të vlerësojnë masat ndaj autorëve të dhunës, duke theksuar se në një vend anëtar të NATO-s nuk mund të tolerohen sulmet ndaj policisë. Sipas Ballës, “çdo person që godet Policinë e Shtetit, godet vetë shtetin”.
Balla ripërsëriti se mes personave që nxisin dhunën ka individë me lidhje me regjimin iranian. Ai përmendi me emër Dritan Goxhajn, duke deklaruar se organet e drejtësisë duhet të hetojnë këto fakte.
I pyetur për reformën territoriale, Balla u shpreh se nuk ka ende një projekt përfundimtar për hartën e re administrative dhe se vendimmarrja do të mbështetet mbi kritere teknike e kushtetuese. Duke komentuar debatet për bashkimin hipotetik të Prrenjasit me Librazhdin, ai tha se çdo propozim do t’i nënshtrohet konsultimit me pushtetin vendor dhe se çështje të tilla “nuk zgjidhen me protesta, por me komunikim”.
Komunikimi i plotë:
Një protestë që në dështim e sipër tani ka shkuar të apelojë te dhuna në mënyrë të përsëritur. Shpreh solidaritetin e plotë me Policinë e Shtetit. Uroj shërimin e shpejtë të 4 punonjësve të policisë, të plagosur. Dhe i bëj thirrje këtyre institucioneve të drejtësië që do duhet të raportojnë sot në kuvendin e Shqipërisë, që të vlerësojnë të gjithë ato masa të dhëna qoftë nga prokurorë apo nga gjyqtarë. Sepse në një vend si Shqipëria, vend anëtar i NATO-s nuk mund të tolerohet dhuna.
Dhe çdo person që godet Policinë e Shtetit, godet vetë shtetin. Gjaku i punonjësve të Policisë së Shtetit është gjaku i vetë shtetit. Unë nuk di ndonjëherë që veza të çajë kokën e një punonjësi policie.
Ju lutem, në pamjet që ju vetë mediat i keni, dhe ju e dini fare mirë edhe ju.
Këtu bëhet thjesht vetëm me vezë, por këtu bëhet fjalë për akte dhune barbare, dhe që besoj që të gjithë, si shoqëri shqiptare, Shqipëria e ka vuajtur dhunën por një gjë duhet ta kenë të qartë të gjithë: që përpjekjet për të tërhequr poshtë, për të kthyer mbrapsht Shqipërinë në skenare dhune si ato të viteve 1997, 1998, apo të tjera si këto, nuk do të ketë. I gjithë synimi është të dëmtohet sezoni turistik, i gjithë synimi është të dëmtohet ekonomia turistike e vendit. Janë imazhe të cilat bëjnë xhiron e botës pikërisht për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë, për të dëmtuar ekonominë e Shqipërisë. Nuk ka sot askush—
Gazetar:
Po mungesa e ujit nuk e dëmton sezonin turistik?
Balla: Për fat të mirë, në zonën nga vjen ti jam unë deputet dhe kemi 24 orë ujë, kështu që—
Gazetar:
A është normale që të futen deputetët në Kuvendin e Shqipërisë me këtë gati shtet-rrethim?
Balla:
Shiko, e para është që deputetët kanë mision ushtrimin e detyrës. E gjithë kjo dhunë që ju shikoni është pengim për ushtrimin e detyrës dhe përbën një vepër tjetër penale, përveç dhunës. Pra, çdo deputet që pengohet, goditet për shkak të detyrës, dhe ju e dini që goditja për shkak të detyrës është një vepër penale që dënohet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë që institucionet, përfshirë Policinë e Shtetit apo institucionet e tjera të sigurisë, kanë për detyrë të garantojnë një perimetër sigurie ku deputetët dhe çdo pjesëtar i Kuvendit të Shqipërisë, qofshin staf, të ushtrojnë detyrën e tyre. Kështu që normale është, dhe ky nuk është një skenar që është parë vetëm në Shqipëri. Këtë skenar e kemi parë vite më parë edhe në vende të tjera, e shohim aktualisht edhe në vende të tjera. Unë e thashë në fjalën time në Kuvend dhe dua ta them edhe këtu: ka persona mes atyre që komandojnë dhunën brenda në protestë, të cilët unë i kam identifikuar me emra, që janë pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja që duan të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e Shqipërisë.
Gazetar:
Ju thatë të Gardës Revolucionare?
Balla:
Patjetër, pa dyshim. Pa dyshim. E kam thënë—
Unë e kam nxjerrë—unë e kam nxjerrë me emra. Dritan Goxhaj është shërbëtor i regjimit iranian. E keni me fotografi, e keni me akte, e keni me veprime. Një njeri, një njeri që mbështet aktet terroriste të Iranit publikisht, dënon Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin tonë strategjik, mikun tonë të vyer, pa dyshim që është shërbëtor i Iranit. A, sa i përket pjesës së vlefshmërisë së atyre që them unë, besoj shumë, dhe prandaj po ju them që janë organet e drejtësisë ato që duhet t’i ndjekin këto shqetësime, dhe unë besoj shumë që në ditët në vijim do të ketë fakte konkrete dhe procedime konkrete lidhur me këtë.
Gazetar:
organet e drejtësisë do ta trajtojnë këtë dhunë ndaj qytetarit? Shikoje pak.
Balla:
Ma nis këtë, sikurse—
Sikurse edhe këtë gjakun e punonjësit të policisë këtu.
Goditja e punonjësit—goditja e punonjësit të policisë—unë nuk jam Sali Berisha që të them që pa ditur asgjë, të them që këtë qytetarin e kanë goditur vetë protestuesit.
Koha kur një zyrtar dilte dhe thoshte që vetë protestuesit kanë vrarë njëri-tjetrin dhe pastaj doli qartë që ishte urdhër i Sali Berishës, dhe sot, sot unë pres të mbaj fjalën në Kuvendin e Shqipërisë, në raportin për prokurorinë e posaçme, sepse në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë, Kuvendi i kërkon prokurorisë së posaçme të zbatojë vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut dhe vendimin e Gjykatës së Lartë në lidhje me 21 Janarin. Presim nga Gjykata e Posaçme që urdhëruesi i vrasjeve të 21 Janarit, që ndodhet në sallën e Kuvendit, Sali Berisha, të thirret, të merret i pandehur dhe të vendoset para drejtësisë.
Ky është dallimi, sepse—
Lutem, shoh shumë, shoh shumë, edhe nga ato komentet e llogarive false, kryesisht, që thonë “po, edhe ju keni bërë 21 Janarin”. Dallimi i madh mes 21 Janarit dhe ngjarjeve si të sotme, ose të Molotovarëve, është sepse në 21 Janar kishte të vrarë nga dora e shtetit 4 protestues, sot ke të plagosur nga protestuesit 4 punonjës të policisë.
Gazetar:
Po zoti Balla, po pamjet që shefi i “shigjetave” del në spital kur shkon drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit?
Balla: Nuk i kam parë, këto pamje nuk i komentoj, pamjet që s’kam parë.
Gazetar :
Zoti Balla, kam dy pyetje që lidhen me seancën. E para, pse Partia Socialiste nuk pranon që t’i shtrijë dorën dhe të bashkëpunojë me Partinë Demokratike për një reformë të rëndësishme, siç është reforma territoriale? Pse nuk pranuat të shtynit me 3 muaj, nëse do të ishim në afatet brenda kohës kur mundet të zhvillohen edhe zgjedhjet lokale të ardhshme për hartën e re territoriale? Dhe së dyti, në kushtet kur sot ishte planifikuar të ishte seanca e fundit parlamentare për këtë sesion, pse lindi nevoja që javën e ardhshme të ketë seancë në datën 30 korrik?
Balla:
Tani, e para, për sa i përket reformës administrative territoriale, nuk është faj im, i kolegëve të mi, i shumicës parlamentare, që Partia Demokratike Kuvendin e konsideron si shkollë nate. Kur i teket, vjen; kur i teket, ikën. Kjo çështje për të cilën ju flisni, pra zgjatja ose jo e mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrative Territoriale, është ezauruar në një seancë të kaluar. Dhe madje edhe në seancën e të hënës kemi bërë diskutim për këtë çështje, dhe unë e quaj të mbyllur diskutimin. Tani jemi në fazën që çdo grup parlamentar, çdo deputet, mund të sjellë propozime lidhur me raportin, ta lexojë raportin dhe të thotë: “Unë propozoj që në ligjin për ndarjen administrative territoriale apo ligjet e tjera që rregullojnë pushtetin vendor, të vijnë propozime”, sikurse ne ruajmë të drejtën si grup parlamentar të bëjmë edhe propozimet tona. Por raportet janë aty, më vjen mirë, është bërë një punë e mirë, dua t’i falënderoj, dhe nuk e fsheh, të falënderoj edhe të dy bashkëkryetarët, edhe zotin Mazniku dhe zotin Boçi. Të gjithë anëtarët kanë bërë një punë të shkëlqyer. Çdo gjë ka një afat. 9 muaj kanë mjaftuar për t’u bërë kjo detyrë. Në rastin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, ka pasur një dakordësi mes dy kryetarëve, prandaj është miratuar.
gazetar:
Po nuk do të pranoni kërkesën e PD-së për shtyrje?
Speaker 1:
Është rrëzuar.
Balla:
Ka ndodhur kjo, se ju këtu syrin e keni që—
Gazetar:
Dhe së dyti, një draft, zoti Balla, kur do e keni?
Për hartën territoriale? Sa bashki propozoni?
Balla:
Shumë mirë e bëni këtë pyetje. Pra, pas raportit të gjetjeve, fillon procesi i propozimeve dhe shumë shpejt do ta kemi.
E para është që ka një rregull të shkruar qartazi, që Kuvendi mbyll punimet në fund të korrikut. Dhe natyrshëm, në komisionin e vazhdimit, mos harroni që kemi edhe atë që quhet seanca “java e gjelbër”. Në rast se do ketë produkte, pa dyshim që do duhet të ketë edhe seancë. Nuk ka si problem.
gazetar:
a do ta ndryshoni Qeverinë nesër? Në mbledhjen e grupit?
Balla:
Po duroni deri nesër, se keni shumë lajme sot.
Gazetar:
Edhe një pyetje për reformën territoriale, se Partia Demokratike ju akuzon ju për një kohë se ju më së pakti do të reduktonit numrin e bashkive me të paktën 20 bashki, dhe argumenti i tyre është për shkak të shpopullimit. S’keni ju një përgjigje mbi këtë, po themi, akuzë që ju bën Partia Demokratike?
Balla:
Tani, të dëgjojmë. Ju lutem, të gjitha sqarimet për pyetjen tuaj do t’i japë kolegu Mazniku në raportin që ka, dhe besoj e keni marrë, dhe një përmbledhje ekzekutive e keni marrë. Të gjitha përgjigjet i keni aty.
gazetar:
Zoti Balla, edhe një pyetje të fundit, nëse më lejoni. Seanca nisi me një incident: nuk u lejua Agron Shehaj që të futej në seancë. Tani, si qëndron e vërteta? Sepse zoti Shehaj pretendon se është ezauruar 30 ditë përjashtim i tij.
balla:
Zoti Shehaj është produkt i Lulit. Edhe si Luli nuk dinte të shumezonte ky nuk di të numërojë.
Kur është dënuar zotëria ? 22 qershor është dënuar për 30 ditë. Dhe 2-3 ditë më pas ka depozituar një kërkesë në Byronë e Kuvendit për rishqyrtim. Me ndryshimet e reja rregulloreve të Kuvendit, në momentin që depozitohet kërkesa për rishqyrtim, pezullohen afatet. 48 orët e shqyrtimit të—pra 2 ditë, se 48 orëtbëjnë 2 ditë—48 orët e shqyrtimit, sa ka qenë koha, transpozohen si afate në fund të—pra, si kohë, nga data 22 nuk llogariten më 30, por llogariten 32. Matematike, thjesht, kush merr pak vesh nga afatet. Dhe gjëja që duhet ta dini, se ai është një—është një delirant që mundohet që të—dmth, për të rëndësi ka sa “like” merr tek videoja e TikTok-ut, nuk ka rëndësi kontenti. Dhe është shembulli më i qartë se si një deputet nuk jep shembullin e parë të respektimit të vendimeve. Pra, zotërisë i mbaron afati nesër, sepse nga data 22, kush di të numërojë, po t’i shtosh dhe 31 apo 32 si i bie, i shkon afati nesër. Kaq. Është shumë e thjeshtë. Dhe dje, jam—dhe unë jam i interesuar, as nuk e dija fare që kur i mbaron afati i këtij—dmth, gjëja më pak e rëndësishme. Dhe t’ju them të drejtën, di dhe u informova, pyeta edhe kryetarin e Kuvendit dhe shërbimet, dhe ato—dhe kryetari i Kuvendit dhe shërbimet e Kuvendit e kishin bërë të qartë, të kulluar, të pastër, gjithë sqarimin. Dhe ia kam thënë dje, i kam thënë: “Zotëri, të mbaron të premten.” Po tani, meqenëse duhet me marrë çikë video tani, se jemi edhe jashtë vëmendje, aty s’na lejnë se hamë ndonjë vezë, këtu s’vijmë dot. Edhe hajt se po bëhemi, po shtyhemi, që në fakt është një shkelje tjetër që do duhet të merren masa për të marrë dënimin e radhës.
gazetar:
Zoti Balla, një koment për banorët e Prrenjasit, siç e kanë kundërshtuar bashkimin me Librazhdin.
Balla:
Faleminderit, faleminderit. Klajdi, unë ju e dini fare mirë, nuk i kam shkëputur kurrë kontaktet me vëllezërit dhe motrat e mi të gjithë krahinës së Librazhdit, edhe të Rrajcës, edhe të Quksit, edhe të Stravajt, edhe të qytetit të Prrenjasit. Por duhet të kuptojmë një gjë që të gjithë e dini: parimet që duhet të vendosë reforma, duhet t’i tejkalojnë dashuritë personale. Dhe në këtë aspekt, unë e dua shumë, e dua shumë Rrajcën, e dua shumë Prrenjasin, e dua shumë Stravajn, e dua shumë Quksin. Katër njësi administrative që përbëjnë bashkinë, por nuk mund—reforma administrative nuk do jetë këtë, meqë është Taulanti i lidhur me atë zonë, nuk do ta pranojmë, këtë tjetër do ta pranojmë. Ajo do të jetë e bazuar mbi disa parime, mbi disa kritere. Janë dhe disa koefiçentë, shumë teknikë, e lexova me shumë vëmendje. Punë e shkëlqyer. Mazniku dhe kolegët kanë bërë një punë të shkëlqyer. Mbi bazën e atyre parimeve duhet të vendosim. Dhe t’ju them të drejtën, unë nuk shoh ndonjë problem, sepse asgjë s’ka për të ndryshuar. Në Prrenjas do të ketë, pa dyshim, do jenë zyrat, do jenë të gjitha shërbimet, asgjë s’ndryshon, por bëhen bashkime të forta. Megjithatë, do jem ndoshta të shtunën atje për t’u takuar me banorët, edhe për shkak se—
gazetar:
Pra, ju e konfirmoni bashkinë e parë që do shkrihet?
Balla:
Jo, jo, jo, nuk e kam—e para është—Eksiona, e ke një përpjekje gjithmonë çik më të shpeshtë për të tjetërsuar ato që thashë unë. Unë thashë që—
E para është që këtu është keqkuptuar dhe keqpërdorur një deklaratë e zotit Mazniku. Pra, për shkak se nuk ka ende një projekt, zoti Mazniku, duke qenë se është drejtues i politikës, ka bërë një sqarim.
gazeate:
Po, zoti Balla, po ndryshe nga çfarë thatë në parlament për Mirditën, që nuk do bashkohet me një qytet apo bashki tjetër, për këtë nuk e thatë.
Balla:
Sepse ka një dallim që ta dish ti, historikisht, historikisht, Mirëdita nuk ka qenë as me Lezhën, as me ….Librazhdi dhe Prrenjas, i kanë qenë bashkë. Pra, të gjithë e dinë që Librazhdi dhe Prrenjas kanë qenë një njësi vendore. Dikur quhej rrethi Librazhd, dikur quhej rrethi Librazhd, pra të gjitha 11 njësitë administrative ishin pjesë—rrethi u shkëput, por megjithatë t’i lëmë kohë vetes dhe do i bëja thirrje miqve të mi atje që me qetësi, sepse për shkak—dhe mund t’ua them, dhe ky është—meqenëse ma kërkuat, në vitin 2015, në variantin e parë të reformës administrative territoriale, ka qenë një bashki, Librazhdi. Në atë kohë pati një kërkesë, dhe nuk ishim vetëm, kishte edhe aleatë, edhe unë kam ndërhyrë atëherë për të qenë—për të qenë—për t’u bërë dy bashki, edhe për shkak të këtij, le të themi, të mosgjetjes së balancës mes dashurisë për zonën edhe rentabilitetit ekonomik apo koefiçentëve. Tani, me qetësi, me durim, pushtetet vendore në të gjitha këto bashki, në të 61 bashkitë, do kenë mundësi, sepse kështu e kërkon kushtetuta, kështu e kërkon ligji për qeverisjen vendore, brenda 60 ditëve nga momenti i propozimit, duhet të marrin ato kohën për ta shqyrtuar. Dhe një gjë duhet ta dinë: këto nuk zgjidhen me protesta. Këto zgjidhen me komunikim, këto zgjidhen me—dhe unë kam shumë besim që ata që i dua, më duan atje ku janë, do ta kuptojnë më së miri qëllimin e mirë të çdo reforme që marrim ne.
gazetar:
Zoti Balla, meqë kaluam te dashuritë personale, Rrogozhinën do t’ia jepni të gjithën Kavajës? Flas apo do t’ia jepni një pjesë Peqinit dhe Elbasanit, në këtë bashkimin e ri?
Balla:
Shiko, tani, e para është që nga ajo që kam kuptuar nga zoti Mazniku, nuk ka—nuk mund të ketë ndryshim të hartës së qarqeve. Dakord? Faleminderit.







