×
Wednesday, July 22, 2026

Zelensky shkarkon komandantin e ushtrisë ukrainase, pas largimit të ministrit të Mbrojtjes

July 21, 2026


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi, në një tjetër ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e sektorit të mbrojtjes.

Largimi i Syrskyit vjen vetëm pak ditë pasi Zelensky shkarkoi edhe ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, një vendim që shkaktoi protesta në disa qytete të Ukrainës.

Fillimisht, në media qarkulluan raportime se largimi i Fedorovit lidhej me një përplasje mes tij dhe Syrskyit. Më pas, këto raportime u konfirmuan.

Mykhailo Fedorov, 35 vjeç, është vlerësuar për energjinë që i dha Ministrisë së Mbrojtjes, për përpjekjet për modernizimin dhe transformimin e forcave të armatosura, si dhe për angazhimin në luftën kundër korrupsionit, shkruan BBC.

Nga ana tjetër, Oleksandr Syrskyi, 60 vjeç, konsiderohet nga shumë ukrainas si një komandant i formuar në traditën e ushtrisë sovjetike, i cili ka qenë më i rezervuar ndaj zbatimit të reformave të thella dhe ndryshimeve strukturore në ushtri.

Shkarkimi i dy zyrtarëve të lartë brenda pak ditësh ka ngritur pikëpyetje mbi drejtimin e ardhshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe mbi dinamikat brenda strukturave drejtuese të mbrojtjes së vendit.




Comments are closed.