×
Monday, July 13, 2026

Parlamenti Evropian: Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën për të avancuar drejt BE-së

July 12, 2026


Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Serbisë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, duke theksuar se ky mbetet një kusht thelbësor për avancimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Parlamenti Evropian thekson se Beogradi duhet të dëshmojë një angazhim të vërtetë ndaj vlerave themelore të BE-së, përmes forcimit të sundimit të ligjit dhe standardeve demokratike.

“Serbia duhet të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në deklaratën e Parlamentit Evropian.

Institucioni evropian nënvizon gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si një hap i domosdoshëm për tejkalimin e krizës politike në Serbi.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të nevojshme për zgjidhjen e krizës politike”, përfundon reagimi i Parlamentit Evropian.




Comments are closed.