×
Wednesday, July 8, 2026

FMN: Shqipëria ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë deri në vitin 2031

July 7, 2026


Shqipëria pritet të jetë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë gjatë periudhës 2027–2031, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Sipas raportit, ekonomia shqiptare pritet të rritet mesatarisht me 3.19% në vit, një ritëm dukshëm më i lartë se mesatarja e parashikuar për eurozonën (1.2%) dhe Bashkimin Europian (1.4%).

Në krye të renditjes është Malta, me një rritje mesatare prej 3.96%, e ndjekur nga Kosova me 3.95%. Ukraina renditet e treta me 3.78%, ndërsa Serbia dhe Moldavia parashikohen të rriten respektivisht me 3.52% dhe 3.5% në vit.

Sipas FMN-së, rritja ekonomike e Serbisë do të mbështetet nga investimet publike dhe përgatitjet për Expo 2027, ndërsa Moldavia pritet të përfitojë nga reformat dhe mbështetja financiare e Bashkimit Europian. Për Ukrainën, rimëkëmbja lidhet me procesin e rindërtimit pas luftës.

Në të kundërt, ekonomitë më të mëdha të Europës pritet të vijojnë të rriten me ritme më të ngadalta. FMN vlerëson se plakja e popullsisë, niveli i lartë i borxhit publik, produktiviteti i dobët, kostot e larta të energjisë dhe pasiguritë gjeopolitike do të vazhdojnë të kufizojnë rritjen ekonomike në vitet e ardhshme.




Comments are closed.