×
Wednesday, July 8, 2026

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Samitit të NATO-s në Ankara

July 7, 2026


Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s që po zhvillohet në Ankara.

Samiti ka nisur këtë të martë dhe do të vijojë edhe gjatë së mërkurës, duke mbledhur liderët e vendeve anëtare të Aleancës për të diskutuar çështjet kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në pritjen dhe darkën zyrtare mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten Linda Rama, të cilët u pritën nga Presidenti Erdoğan dhe Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdoğan.

Fotoja familjare, ku janë bashkuar liderët dhe bashkëshortët e tyre, është një nga momentet tradicionale të samiteve të NATO-s dhe paraprin nisjen e sesioneve zyrtare të punimeve.




Comments are closed.