“Agron Shehaj kalë i Trojës”, shpërthen protestuesi: Po hyn mes nesh si Berisha prej Ramizit në ‘91
Disa prej organizatorëve të protestës kanë kritikuar kreun e Partisë Mundësia Agron Shehaj, duke kërkuar që protestuesit të distancohen prej tij.
Aktivisti Dritan Sela, i cili numëron rreth 5 milion ndjekës në rrjetet sociale, e konsideruar si të paqëndrueshëm duke e quajtur “pa shtyllë kurrizore” dhe “kalë troje”.
“Je i dyshimtë, po përpiqesh të përdorësh emocionet e njërëzve. I lutem të gjithë protestuesve të gjithë ata që kanë dalë në protestë, t’i rrinë larg një fytyre të dyshimtë si Agron Shehaj. Distancohuni prej tij. Koha ta pastrojmë vendin nga njerëzit e dyshimtë”, thotë Dritan Sela.
Ndërkohë, edhe më herët Agron Shehaj ka qenë në qendër të kritikave lidhur edhe me deklaratat e tij për investitorët strategjikë për të cilit tha se shteti shqiptar duhet t’i shtrojë tapet të kuq.







