Rama takohet me kryeministren e Ukrainës në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryeministren e Ukrainës, Yuliia Svyrydenko, në kuadër të Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, që po mbahet në Gdańsk të Polonisë.
Takimi u zhvillua në prag të nisjes së punimeve të konferencës, e cila mbledh liderë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar mbi rindërtimin e Ukrainës, mbështetjen ndërkombëtare dhe perspektivën europiane të vendit.
Nga takimi janë publikuar fotografi që tregojnë bisedën mes dy liderëve, ndërsa nuk janë bërë publike detaje mbi temat konkrete të diskutimit.
Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës konsiderohet një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për koordinimin e ndihmës financiare, ekonomike dhe politike për Ukrainën, në një kohë kur vendi vijon të përballet me pasojat e luftës me Rusinë.







