Kuvendi mbyll seancën plenare pas gjashtë interpelancave me anëtarët e qeverisë
June 11, 2026
Kuvendi u mblodh në seancë plenare, zhvilloi gjashtë interpelanca.
Në drejtimin e Kryetarit, z. Niko Peleshi, Kuvendi u mblodh sot në seancën plenare të radhës. Në nisje të punimeve u miratua procesverbali i seancës plenare datë 04.06.2036, Projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 15 Qershor-24 Korrik 2026 dhe Projektkalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 15 Qershor-3 Korrik 2026.
Më pas seanca plenare vijoi punimet me zhvillimin e interpelancës urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputeti z. Redi Muçi.
Seanca vijoi me interpelancën me Kryeministrin z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti z. Agron Shehaj, e cila iu delegua Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi.
Interpelanca e radhës e cila u zhvillua gjatë seancës plenare ishte ajo me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti i opozitës, z. Enno Bozdo.
Më pas interpelanca me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari dhe dy interpelanca me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti z. Agron Shehaj.
Seanca i mbylli punimet rreth orët 17:30.







