×
Friday, May 22, 2026

Hekurudha Tiranë–Durrës drejt përfundimit, pritet të nisë funksionimin në 2027

May 22, 2026


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës,, deklaroi se hekurudha Tiranë–Durrës pritet të vihet në funksion gjatë vitit 2027, ndërsa aktualisht një pjesë e rëndësishme e punimeve ka përfunduar.

Sipas tij, vendosja e shinave ka përfunduar, ndërsa dy elemente kryesore janë ende në proces: elektrifikimi i linjës dhe ndërtimi i 4 kilometrave të fundit që do të lidhin hekurudhën me ish-Stacionin e Trenit në Tiranë.

Gjatë një konference për mediet, Karakaçi theksoi se projekti, i realizuar në bashkëpunim me, ka hasur në vonesa për shkak të mangësive në fazat fillestare të hartimit.

“Kur është marrë kredia e parë, projekti nuk ishte i plotë, pasi nuk ishte gati faza e elektrifikimit të hekurudhës dhe nuk ishin parashikuar stacionet përkatëse, të cilat fatmirësisht sot i kemi”, u shpreh ai.

Ministri bëri të ditur se tashmë është hapur procedura e prokurimit për elektrifikimin, që konsiderohet faza përmbyllëse e projektit.

Një zhvillim i rëndësishëm është edhe vendimi për të zgjatur linjën nga Kashari deri tek ish-Stacioni i Trenit në Tiranë, duke rikthyer kështu itinerarin historik të hekurudhës.

“Pika fundore ishte në Kashar, por tashmë kemi nisur procedurat për ndërtimin e 4 kilometrave të fundit, për ta kthyer linjën në destinacionin e saj origjinal”, deklaroi Karakaçi.

Ai theksoi se viti 2027 është një afat realist për përfundimin e projektit, duke shtuar se Shqipëria do të ketë për herë të parë një linjë hekurudhore sipas standardeve më të mira moderne.




Comments are closed.