Kush tha që negociatat janë bllokuar, Balla nga Bundestagu: Shqipëria synon mbylljen e negociatave brenda 2027
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, gjatë vizitës zyrtare në Bundestag, zhvilloi një takim me kryetarin Anton Hofreiter dhe anëtarët e Komitetit për Çështjet e Bashkimit Europian.
Gjatë takimit, Balla shprehu mirënjohjen ndaj Bundestagut dhe Qeverisë Federale Gjermane për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke theksuar se vendi synon përmbylljen e negociatave me Bashkimi Europian brenda vitit 2027.
Me nota humori, Balla ironizoi zërat që pretendojnë se negociatat janë bllokuar.
“Kush tha që janë bllokuar negociatat?”, shkruan Balla, duke nënvizuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Takimi në Berlin vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë, ndërsa mbështetja e Gjermanisë konsiderohet kyçe për avancimin e mëtejshëm të negociatave.
Kujtojmë që prej të hënës dy bashkëkryetarët e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian Taulant Balla, Jorida Tabaku dhe Kryetari i Komisionit per Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani janë ftuar nga Ministri i Shtetit per Europën Gunther Krichbaum si miq të Republikës Federale të Gjermanisë për një tur takimesh në Kancelari, Qeverinë Federale, Bundestag etj për të diskutuar mbi “anëtarësimin në BE – statusi dhe perspektivat e vendeve kandididate të avancuara”.







