Rubio bëhet viral me veshjen në Air Force One gjatë udhëtimit drejt Kinës
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u bë viral në rrjetet sociale pasi pozoi për një fotografi në bordin e Air Force One gjatë rrugës për në Kinë, i veshur me një kostum sportiv Nike Tech.
Veshja e tij tërhoqi vëmendje të madhe pasi u krahasua me atë të ish-presidentit venezuelian Nicolas Maduro, i cili ishte parë me një kostum të ngjashëm gjatë arrestimit të tij në fillim të këtij viti.
“Sekretari Rubio vesh tutat e Nike Tech ‘Venezuela’ në Air Force One!”, shkroi Drejtori i Komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Steve Cheung, në llogarinë e tij në X, duke postuar foton e Rubios të mbështetur në njërën nga dyert e avionit presidencial.
Fotografia u bë shpejt virale në rrjetet sociale, ku përdoruesit dhe aktivistët politikë e shpërndanë gjerësisht, duke e kthyer në një moment të diskutuar në internet dhe media.







