Trump në Kinë: Takim me Xi dhe deklarata të forta për NATO-n dhe Iranin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndodhet në Kinë i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, ku pritet të takohet me presidentin Xi Jinping. Në fokus të takimit janë konflikti në Ukrainë, situata në Lindjen e Mesme dhe një marrëveshje e qëndrueshme tregtare mes dy vendeve.
Para nisjes për në Pekin, Trump deklaroi se SHBA nuk ka nevojë për ndihmën e NATO-s në përballjen me Iranin, duke u shprehur i zhgënjyer nga aleanca.
“Isha thellësisht i zhgënjyer nga NATO-ja, e cila nuk ishte aty kur ne kishim nevojë për të. Ne nuk kemi nevojë për NATO-n, por nëse kishim nevojë për të, ata thjesht nuk ishin aty”, u shpreh Trump.
Ai shtoi gjithashtu se SHBA nuk ka nevojë as për ndihmën e Kinës për përfundimin e konfliktit me Iranin.
“Do t’i kërkoj Presidentit Xi, një udhëheqësi me kalibër të jashtëzakonshëm, ta ‘hapë’ Kinën në mënyrë që këta njerëz të shkëlqyer të mund të bëjnë magjinë e tyre dhe të ndihmojnë në ngritjen e Republikës Popullore në një nivel edhe më të lartë!”, shkroi Trump.
Në reagimet e tij, Trump sulmoi edhe mediat, duke i akuzuar për përhapje të lajmeve të rreme lidhur me luftën me Iranin.
“Kur lajmet e rreme pretendojnë se armiku iranian po fiton epërsi ushtarakisht kundër nesh, ky është një akt tradhtie virtuale”, u shpreh ai.p







