×
Tuesday, May 12, 2026

Nufi: Bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut kyç për sigurinë dhe Korridorin VIII

May 12, 2026


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi priti sot në një takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut, gjeneralmajor Sashko Lafchiski.

Gjatë takimit, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë për Korridorin VIII, si një hap kritik për lëvizshmërinë ushtarake dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Si aleatë në NATO, rikonfirmuam marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përkushtimin për të forcuar më shumë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në funksion të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon e më gjerë”, u shpreh Nufi.




Comments are closed.