Rama në Ditën e Evropës: Shqipëria më afër se kurrë BE-së
Kryeministri Edi Rama uroi qytetarët me rastin e Dita e Evropës, duke ndarë në rrjetet sociale një fotografi nga momenti i çeljes së grupkapitujve të negociatave të Shqipëria me Bashkimi Evropian.
Fotoja, e realizuar më 17 nëntor 2025, e tregon Ramën krah komisioneres për Zgjerimin Marta Kos, në ditën kur Shqipëria hapi të gjashtë grupkapitujt e negociatave me BE-në.
“Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane”, u shpreh Rama në mesazhin e tij.
Në ceremoninë e zhvilluar atë ditë, Marta Kos e cilësoi këtë hap si një moment historik për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe një dëshmi të qartë të angazhimit për realizimin e reformave.
Edhe ministrja daneze për Çështjet Evropiane Marie Bjerre vlerësoi progresin e bërë, duke theksuar rëndësinë e vijimit të reformave në kuadër të integrimit.
Nga ana e tij, Rama është shprehur optimist për ecurinë e procesit, duke nënvizuar se vendi ka përmbyllur një fazë të rëndësishme të negociatave dhe se objektivi mbetet mbyllja e të gjithë kapitujve brenda vitit 2027.







