Sulmet me gurë e molotovë ndaj Policisë, 3 efektivë të plagosur! Dërgohen për mjekim te ‘Trauma’
May 8, 2026
Tre punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar në protestën e sotme të Partisë Demokratike.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ata janë nisur për mjekim në Spitalin Ushtarak dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se efektivët janë lënduar si pasojë e hedhjes në drejtim të tyre të bombave molotovë, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta, nga ana e militantëve të Berishës.







