Izraeli godet 85 objektiva të Hezbollahut në Liban
Izraeli njoftoi se ushtria e tij ka goditur 85 objektiva të lidhura me Hezbollah në Libani gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas ushtrisë izraelite, objektivat përfshinin depo armësh, platforma lëshimi raketash dhe infrastrukturë tjetër ushtarake. Operacionet, sipas autoriteteve izraelite, janë kryer si përgjigje ndaj kërcënimeve ndaj civilëve dhe ushtarëve në jug të Libanit.
Izraeli bëri të ditur gjithashtu se është shkatërruar një objekt nëntokësor në Luginën Bekaa, i cili, sipas tyre, përdorej nga Hezbollahu për prodhimin e armëve.
Forcat izraelite raportuan se kanë sulmuar edhe luftëtarë të Hezbollahut në jug të vendit, ndërsa akuzojnë grupin për lëshimin e disa raketave drejt trupave izraelite ditët e fundit, pa raportime për të plagosur.
Këto informacione nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Sipas Izraelit, sulmet me raketa nga Hezbollahu erdhën pas një sulmi izraelit në periferinë jugore të Bejrutit, ku u vra një komandant i njësisë elitare Radwan të Hezbollahut.
Marrëveshja aktuale e armëpushimit lejon Izraelin të ndërmarrë masa mbrojtëse ndaj kërcënimeve të afërta, por ndalon operacionet ofensive në territorin libanez. Megjithatë, të dyja palët vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.







