×
Saturday, May 9, 2026

Balla nga Kamza: 2030 na gjen në BE. Të rinjtë të bëhen zëri i vendimmarrjes lokale

May 8, 2026


Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla sëbashku me kryetarin e bashkisë Kamëz, Rakip Suli zhvilluan një takim me të rinjtë e Paskuqanit, ku në qendër të diskutimeve ishte roli i rinisë në zhvillimin e vendit dhe përgatitja e saj për sfidat e së ardhmes europiane.

Në fjalën e tij, Balla vlerësoi transformimin e infrastrukturës arsimore në Kamëz, duke e cilësuar atë si një nga arritjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Ai theksoi se sfida e radhës është fuqizimi i rolit të të rinjve në jetën publike dhe përfshirja e tyre aktive në vendimmarrjen lokale.


Balla gjithashtu u ndal edhe tek rëndësia e tekanologjisë dhe edukimit dixhital, duke theksuar se shkollat e Kamzës tashmë janë të pajisura me laboratorë të teknologjisë, por sipas tij nevojitet edhe më shumë investim për të përgatitur brezin e ri për të ardhmen.

“Sot kemi shkolla dhe kopshte shumë të mira, por tani duhet të mendojmë më shumë për atë që duan të rinjtë e Kamzës. Duhet t’i përfshijmë ata në konsultimet për buxhetin dhe në këshillat rinore të bashkisë”, u shpreh Balla.

“Më vjen mirë që shkollat e Kamzës janë të përgatitura, të plotësuara me laboratorët e teknologjisë dixhitale, por më shumë duhet të bëjmë sepse e vërteta është që jetojmë në një epokë tërësisht tjetër. 2030-ta do ta gjejë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Këta fëmijë do të jenë qytetarë europianë dhe ne kemi detyrimin t’i pajisim sot me njohuritë bazë të teknologjisë dixhitale”, tha Balla.




Comments are closed.