×
Tuesday, May 5, 2026

Raporti i SIGMA: Shqipëria spikat në rajon për qeverisje dhe administratë publike

May 5, 2026


SIGMA, një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, në raportin e saj më të fundit vlerëson se Shqipëria spikat në disa aspekte kyçe të qeverisjes dhe menaxhimit publik.

Sipas raportit, një element dallues është roli i qartë i ministrave të shtetit, të cilët në Shqipëri kanë mision dhe funksione të mirëpërcaktuara, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit.

Po ashtu, theksohet roli unik i zëvendësministrave, të cilët nuk mbeten vetëm figura politike, por funksionojnë si menaxherë politikash, duke drejtuar fusha specifike dhe mbikëqyrur njësitë përkatëse.

Një tjetër tregues pozitiv lidhet me nivelin e pagave për sekretarët e përgjithshëm në ministri, ku Shqipëria renditet e para në rajon me 4.4% të PBB-së për frymë, krahasuar me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, që kanë nivele më të ulëta.

Në drejtim të koordinimit ndërinstitucional, raporti evidenton praktika të konsoliduara, si mbledhjet javore të sekretarëve të përgjithshëm, të cilat janë të institucionalizuara – ndryshe nga shumica e vendeve të rajonit ku zhvillohen shumë më rrallë.

Shqipëria vlerësohet gjithashtu për performancën më të mirë në konsultimin publik të projektligjeve, duke përfshirë transparencën, respektimin e afateve dhe publikimin e plotë të dokumenteve dhe rezultateve të konsultimit.

Raporti nënvizon edhe faktin se vendi ka numrin më të ulët të ministrive jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.

Në përfundim, gjetjet e SIGMA tregojnë se Shqipëria ka bërë hapa konkretë drejt modernizimit të administratës dhe përmirësimit të qeverisjes, duke ndërtuar mekanizma më funksionalë, transparentë dhe të koordinuar.




Comments are closed.