Rama publikon momente nga Samiti Europian në Armeni
May 4, 2026
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë disa foto nga takimet e zhvilluara në kuadër të Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian.

Në pamjet e publikuara nga Armenia, Rama shfaqet gjatë bisedave me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


Ky samit mbledh liderë nga vende të ndryshme të Evropës për të diskutuar mbi çështje të sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe sfidave të përbashkëta politike dhe ekonomike në kontinent.







