Euro 2024, Shqipëria në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë:

02 Dec 2023 • 20:39
Shpërndaje:

Shqipëria do të ketë një grup ferri në “Euro 2024”.

Kuqezinjtë, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë, ranë në Grupin B, ku do të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Ndeshja e parë e Kombëtares do të jetë kundër Italisë, ditën e dytë të Evropianit, me Kroacinë në 19 qershor (Hamburg) dhe me Spanjën do të luhet në 24 qershor (Dyzeldorf).

Reklamë Ola

Ndeshjet e Shqipërisë:

Ndeshja e parë e kuqezinjve: më 15 Qershor në Dortmund, përballë Italisë.

Reklamë InterMedika

Ndeshja e dytë e kuqezinjve: më 19 qershor në Hamburg ndaj Kroacisë.

Ndeshja e dytë e kuqezinjve: më 23 qershor në Dusseldorf kundër Spanjës.

Grupet e Euro 2024

GRUPI A: Gjermani, Skoci, Hungari, Zvicër

GRUPI B: Spanjë, Kroaci, Itali, Shqipëri.

GRUPI C: Slloveni, Danimarkë, Serbi, Angli.

GREPI D: Play-off A, Holandë, Austri, Francë

GRUPI E: Belgjikë, Sllovaki, Rumani, Play-off B

GRUPI F: Turqi, Play-off C, Portugali, Çeki