Banka Botërore: Ekonomia e Ukrainës do të tkurret me 45%

11 Apr 2022 09:20
Shpërndaje:

Ekonomia e Ukrainës është në tkurrje pas pushtimit të Rusisë.

Banka Botërore ka njoftuar se lufta ka shkaktuar një krizë të thellë humanitare dhe se parashikohet që GDP-ja e vendit të tkurret me rreth 45 % në 2022.

Ndërkohë organizata e zhvillimit me bazë në Uashington tha se Rusia gjithashtu do të bjerë në recession dhe se shumë vende përreth Ukrainës do të përballen me vështirësi të rënda.

Reklamë Ola

“Lufta ka një ndikim shkatërrues në jetën e njerëzve dhe po shkakton shkatërrim ekonomik në të dy vendet. Kjo do të çojë në humbje të konsiderueshme ekonomike në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore dhe në pjesën tjetër të botës,” tha Banka Botërore në parashikimin e saj.

Eunews.al

Reklamë InterMedika