Eksportet e Britanisë së Madhe në BE ranë me 40 %

13 Mar 2021 23:40
Shpërndaje:

ksportet e mallrave të Britanisë së Madhe për në Bashkimin Europian ranë me 40,7 % në janar, ndërsa importet me 28,8%, njoftoi sot Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), sipas BBC.

Shifrat tregojnë rënien më të madhe që kur filluan regjistrimet në 1997 dhe janë të parat që kur rregullat e reja të tregtisë midis BM dhe BE hynë në fuqi.

“Vlera e mallrave të eksportuara nga BM në BE ra me 5,6 miliardë stërlina në janar 2021, ndërsa importet nga BE me 6,6 miliardë stërlina”, shtoi institucioni.

Reklamë Ola

ONS tha se rënia e mallrave që vinin në vend u pa kryesisht në makineritë dhe pajisjet e transportit dhe kimikatet nga BE.

Sipas ONS, pas kësaj rënieje të madhe, ka të ngjarë të qëndrojnë faktorë të përkohshëm.

Reklamë InterMedika

Importet e makinave, si edhe produktet medicinale dhe farmaceutike, ishin ato që u prekën veçanërisht.

Firma e kontabilitetit KPMG shenjestroi Brexit-in si fajtorin e mundshëm për kolapsin në tregtinë midis BM dhe BE.

Në të kundërt, tregtia e BM me vendet jo-BE u rrit me 1,7% në janar.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x