×
Saturday, June 27, 2026

Balla: Sulmet e Berishës ndaj përfaqësuesve të BE të ulta. 90% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE

December 21, 2020


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se sulmet e ulta dhe të pabaza të kryetarit de facto të SHQUP-it Sali Berisha kundër përfaqësuesve të Bashkimit Europian, janë konfirmim i pamundësisë së kësaj partie për tu reformuar dhe çliruar nga zaptimi 30 vjeçar i një sekretari të PP.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla teksa ka shpërndarë edhe reagimin e komisionerit Varhelyi, thekson se këto sulme konfirmojnë edhe pamundësinë e drejtorit de jure të PD Lulezim Basha për tu distancuar nga kjo politikë qorre. Qoftë kur sulmohen partnerët e Shqipërisë apo përfaqësuesit e tyre, qoftë kur sulmohen dhe vandalizohen institucionet apo prona publike.

Sipas Ballës, Më shumë se 90% e shqiptarëve mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Postimi i plote i Taulant Ballës:

Sulmet e ulta dhe të pabaza të kryetarit de facto të SHQUP-it Sali Berisha kundër përfaqësuesve të Bashkimit Europian, janë konfirmim i pamundësisë së kësaj partie për tu reformuar dhe cliruar nga zaptimi 30 vjeçar i një sekretari të PP.

Ato konfirmojnë edhe pamundësinë e drejtorit de jure të PD Lulezim Basha për tu distancuar nga kjo politikë qorre. Qoftë kur sulmohen partnerët e Shqipërisë apo përfaqësuesit e tyre, qoftë kur sulmohen dhe vandalizohen institucionet apo prona publike.

Më shumë se 90% e shqiptarëve mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mirënjohje BE dhe përfaqësuesve të saj për angazhimin e vazhdueshëm në dobi të reformave si dhe në programet e shumta të asistencës dhe ndihmës për Shqipërinë.

🇦🇱🇪🇺

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
oldest
newest most voted