Ekskluzive/ Eunews siguron dokunentin e marrëveshjes për qeverinë e re në Malin e Zi

09 Sep 2020 14:27
Shpërndaje:

Partitë e opozitës në Malin e Zi kanë arritur marrëveshjen për formimin e qeverisë, të cilën e ka nënshkruar përpara gazetarëve e ku mes të tjerash thuhet se ekzekutivi i ri nuk do të nisë procedurat për tërheqjen e njohjes së pavarësinë së Kosovës.

Marrëveshja u nënshkrua mes koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, përfaqësuar nga kryetari Zdravko Krivokapiç, lideri i koalicionit “Paqe për kombin tonë”, Aleks Beçiç dhe lideri i “E Zeza në të Bardhë”, Dritan Abazoviç.

Eunews.al ka siguruar ekskluzivisht dokumentin e marrëveshjes së nënshkruar nga tre përfaqësuesit e koalicioneve opozitare në Malin e Zi.

Reklamë Ola

Në konferencën e përbashkët për shtyp të tre liderëve, Krivokapiç deklaroi se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është shenjë se rruga e zgjedhur nuk ka kthim pas.

Ata theksuan njëzëri se qeveria e re demokratike nuk do të nisë procedurat për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe as për ndryshimin e simboleve shtetërore si flamuri, stema në uniformën ushtarake dhe himni.

Reklamë InterMedika

Gjithashtu, marrëveshja parashikon që qeveria e re të miratojë ligjet në përputhje me standardet evropiane, me qëllim që të arrijë sa më shpejt anëtarësimin në BE.
Ndër të tjera, ekzekutivi do të përforcojë bashkëpunimin me NATO-n dhe do të depolitizojë institucionet qeveritare kyçe në luftimin e korrupsionit dhe krimit.

Qeveria e re do të lejojë partitë e minoriteteve që të marrin pjesë në qeveri pavarvsisht nëse kanë statusin e partive parlamentare ose jo.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x