Xhaferi letër Ruçit: Me ndihmën tuaj shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po bëhen faktorë i rëndësishëm

24 Aug 2020 16:22
Shpërndaje:

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i ka drejtuar sot një letër falenderimi Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit.

Duke falenderuar Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë për urimet me rastin e rizgjedhjes, Xhaferi shkruan se “përkrahja juaj nuk na ka munguar asnjëherë dhe me ndihmën tuaj, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ngadalë por të sigurt, po bëhen faktorë të rëndësishëm në fuqizimin e shtetit demokratik dhe europianizimin e vendit”.

“Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm gjatë mandati të kaluar, arritëm ta fuqizojmë lidhjen Tiranë-Shkup dhe ky bashkëpunim nuk do të mungojë as mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ju falenderoj për ftesën dhe shpresoj të shihemi së shpejti në Tiranë.”, shkruan në letrën e tij drejtuar Ruçit, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Reklamë Ola

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x