Gonxhja: Përmes turizmit dhe mikpritjes, Evropa po njeh Shqipërinë

29 Nov 2026 • 14:32
Shpërndaje:

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcolli një mesazh urimi me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke vlerësuar rolin e turizmit dhe traditës së mikpritjes në promovimin e vendit në Evropë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gonxhja theksoi se Shqipëria po njihet gjithnjë e më shumë nga vizitorët ndërkombëtarë për kulturën, traditat dhe identitetin e saj.

“Deri pak kohë më parë Evropa na njihte nga hartat. Sot na njeh nga oborri dhe tryeza e shtëpisë sonë”, u shpreh ministri.

Reklamë Ola

Gonxhja nënvizoi rëndësinë e përvojave turistike në forcimin e lidhjeve të Shqipërisë me Evropën dhe promovimin e vlerave kombëtare.

“Çdo vizitor evropian që ulet në një bujtinë në Theth, shëtit në Berat a lundron në brigjet e Jonit, kthehet në shtëpi duke ditur diçka që ne e dimë prej kohësh: ky vend është Evropë”, theksoi ai.

Reklamë InterMedika

Ministri u drejtoi një urim të veçantë familjeve shqiptare që ruajnë traditën e mikpritjes dhe kontribuojnë në promovimin e vendit përmes turizmit.

“Sot dua t’i uroj tërë ata që hapin dyert nga Vermoshi në Butrint. Familjet që shtrojnë bukën për mikun. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, dhe miq paçi gjithmonë!”, përfundoi Gonxhja.