Përshkallëzohet protesta në Tiranë, një efektiv policie përfshihet nga flakët

28 Nov 2026 • 15:50
Shpërndaje:

Situata gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është përshkallëzuar sërish, ndërsa protestuesit kanë hedhur një numër të madh molotovësh në drejtim të forcave të rendit.

Gjatë përplasjeve, një efektiv i policisë është përfshirë nga flakët, pasi një molotov ka shpërthyer pranë tij.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen shëndetësore të efektivit.

Reklamë Ola

Ndërkohë, forcat e policisë kanë vijuar ndërhyrjen me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Situata përpara godinës së Kryeministrisë mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijojnë.

Reklamë InterMedika