Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

28 Nov 2026 • 15:41
Shpërndaje:

Situata është tensionuar para godinës së Kryeministrisë, ku janë regjistruar përplasje ndërmjet protestuesve dhe forcave të policisë gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit.

Disa prej protestuesve kanë hedhur hunj, gurë dhe molotovë në drejtim të efektivëve të policisë, të vendosur përpara godinës së qeverisë.

Në përgjigje, forcat e rendit kanë përdorur autobotin me ujë për të shpërndarë turmën.

Reklamë Ola

Tensionet janë përshkallëzuar pas mbërritjes së protestuesve përpara Kryeministrisë, ndërsa episode të ngjashme janë regjistruar edhe gjatë marshimit, kur disa institucione janë goditur nga protestuesit.

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara godinës së qeverisë, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Reklamë InterMedika