Franca përdor rezervat strategjike, kompanitë ulin çmimin e naftës

02 Nov 2026 • 11:02
Shpërndaje:

Disa rrjete të mëdha të shpërndarjes së karburanteve në Francë kanë njoftuar ulje të çmimit të naftës, pas vendimit të qeverisë për të nxjerrë në treg 10 milionë fuçi nga rezervat strategjike të vendit.

Masat synojnë të lehtësojnë kostot për konsumatorët, ndërsa të shtunën, më 31 tetor, çmimi mesatar i naftës në Francë ishte rreth 2,37 euro për litër.

TotalEnergies ka vendosur që në stacionet e rrjetit të saj Access nafta të shitet me 2,15 euro për litër, rreth 10 cent më lirë se në pikat e tjera të grupit.

Reklamë Ola

Sipas kompanisë, ky çmim synon t’ua përcjellë menjëherë konsumatorëve përfitimin nga përdorimi i rezervave strategjike, pa pritur shpërndarjen fizike të sasive të liruara.

Ndërkohë, rrjeti E. Leclerc ka njoftuar një ulje prej 21 centësh për litër në rreth 742 stacionet e tij në Francë. Kompania sqaroi se zbritja do të përllogaritet çdo ditë dhe çmimet do të përshtaten sipas luhatjeve të tregut.

Reklamë InterMedika

Një ulje të ngjashme, prej 21 centësh për litër, ka paralajmëruar edhe rrjeti Coopérative U.

Çmimet e njoftuara nga këto kompani vlejnë për rrjetet e tyre përkatëse dhe nuk përfaqësojnë një çmim të unifikuar në të gjitha pikat e karburantit në Francë.