Erdogan në Seul, priten marrëveshje të reja me Korenë e Jugut

02 Nov 2026 • 10:59
Shpërndaje:

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbërriti të hënën në Seul për një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit të Koresë së Jugut, Lee Jae Myung. Në fokus të takimeve do të jenë forcimi i partneritetit strategjik dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik e politik mes dy vendeve.

Erdogan, i shoqëruar nga bashkëshortja Emine Erdogan, u prit në aeroportin ushtarak të Seulit, në Seongnam. Në ceremoninë e pritjes morën pjesë përfaqësues të autoriteteve koreano-jugore dhe ambasadori turk Fatih Yildiz.

Presidenti turk kryeson një delegacion të nivelit të lartë, ku përfshihen ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yasar Guler dhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacir.

Reklamë Ola

Pjesë e delegacionit janë edhe zyrtarë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe përfaqësues të industrisë turke të mbrojtjes.

Takimi zyrtar mes Erdoganit dhe presidentit Lee Jae Myung është parashikuar për të martën. Krahas marrëdhënieve dypalëshe, udhëheqësit pritet të diskutojnë zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Reklamë InterMedika

Gjatë vizitës, e cila do të zgjasë deri më 4 nëntor, parashikohet nënshkrimi i disa marrëveshjeve për forcimin e kuadrit ligjor të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Koresë së Jugut.