Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kujtuar ish-Kryeministrin dhe themeluesin e parë të PS-së, Fatos Nano, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Balla bën të ditur se në këtë përvjetor u mblodhën së bashku me bashkëshorten Xhoin, familjarë, të afërm, bashkëpunëtorë dhe miq, për të nderuar kujtimin e Nanos.
Balla ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Fatos Nanos dhe e cilëson atë si një njeri prej të cilit kanë mësuar shumë, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “I paharruar gjithmonë!”


