Diella 4.0, aplikime në e-Albania me komandë zanore

31 Oct 2026 • 14:44
Shpërndaje:

Versioni i ri i asistentes digjitale Diella parashikon plotësimin e formularëve dhe kryerjen e aplikimeve në e-Albania përmes kërkesave zanore.

Gjatë prezantimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se Diella 4.0 kalon në një fazë aktive, duke kryer veprimet për përdoruesin.

“Diella kalon në një pozicion shumë aktiv ku i bën vetë gjërat, mjafton kërkesa dhe të presësh pak minuta që të vijë gjithë shërbimi”, tha Rama.

Reklamë Ola

Sipas prezantimit, 19 shërbime mund të gjenerohen me një komandë zanore. Për shërbimet që lidhen me pensionistët, asistentja drejton edhe pyetje sqaruese, për shembull nëse aplikimi lidhet me qëndrimin brenda apo jashtë vendit.

Versioni përfshin gjithashtu identifikimin përmes syve.

Reklamë InterMedika

Rama u bëri thirrje qytetarëve të shkarkojnë aplikacionin për të përdorur funksionet e reja të Diellës.