Marta Kos prezanton më 4 nëntor raportin e BE-së për zgjerimin

30 Oct 2026 • 18:43
Shpërndaje:

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, do të prezantojë më 4 nëntor raportin e vitit 2026 për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Lajmi u njoftua nga Parlamenti Evropian, sipas “European Western Balkans”. Raporti përfshin vlerësimet e Komisionit Evropian për përparimin e 10 vendeve kandidate ose kandidate potenciale në zbatimin e reformave të kërkuara për anëtarësim.

Pas publikimit, raportuesit e përhershëm të Komisionit për Punët e Jashtme do të hartojnë projektrezoluta për secilin vend. Dokumentet do të paraqesin qëndrimet dhe rekomandimet e Parlamentit Evropian për hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit.

Reklamë Ola

Më 5 nëntor, eurodeputetët do të diskutojnë edhe mbështetjen financiare për Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën.

Komisioni për Punët e Jashtme dhe Komisioni për Buxhetet do të zhvillojnë takime të përbashkëta për zbatimin e instrumenteve që financojnë reformat dhe zhvillimin ekonomik në këto vende.

Reklamë InterMedika

Në shqyrtim do të jenë instrumentet për reforma dhe rritje ekonomike për Ballkanin Perëndimor e Moldavinë, si dhe instrumenti i mbështetjes për Ukrainën.

Zyrtari i lartë i Komisionit Evropian, Gert Jan Koopman, do t’i informojë eurodeputetët për ecurinë e reformave dhe shpërndarjen e fondeve të BE-së.