Zgjedhjet lokale 2027, Begaj nis konsultimet më 30 tetor

27 Oct 2026 • 21:40
Shpërndaje:

Presidenti Bajram Begaj ka ftuar partitë politike në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale, sipas raportimit të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu.

Takimet do të nisin më 30 tetor 2026 dhe do të zhvillohen në Pallatin e Brigadave. Top Channel bën të ditur se ka parë një prej ftesave të dërguara nga kreu i shtetit.

Seria e konsultimeve do të hapet në orën 09:00 me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Reklamë Ola

Presidenti e ndërmerr këtë proces në mbështetje të nenit 92 të Kushtetutës.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në një nga të dielat e para të majit 2027, ndërsa data përfundimtare do të përcaktohet me dekret të presidentit.

Reklamë InterMedika