Komisioni Evropian ka miratuar planin e veprimit të platformës kineze Temu për korrigjimin e shkeljeve të Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA), të lidhura me vlerësimin e rreziqeve nga produktet e paligjshme në tregun e saj online.
Kompania do të ketë katër muaj për të zbatuar masat e parashikuara. Plani përfshin kontrolle mbi sistemet e moderimit të përmbajtjes, algoritmet e rekomandimit dhe praktikat manipuluese në publikimin e njoftimeve për produktet.
Zbatimi do t’i nënshtrohet edhe një verifikimi të jashtëm e të pavarur, ndërsa Komisioni Evropian do të monitorojë përmbushjen e masave.
Miratimi i planit vjen pasi, në maj të vitit 2026, Komisioni i vendosi Temu-t një gjobë prej 200 milionë eurosh.


