Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel

23 Oct 2026 • 14:02
Shpërndaje:

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 25 nëntor në Bruksel, në një samit kushtuar integrimit evropian të rajonit, reformave dhe bashkëpunimit për sigurinë.

Sipas njoftimit për shtyp, BE-ja do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Costa e cilësoi anëtarësimin e vendeve të rajonit si një përparësi të Bashkimit Evropian dhe një investim të rëndësishëm gjeopolitik.

Reklamë Ola

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi i tyre është përparësia jonë, ambicia jonë e përbashkët dhe një investim thelbësor gjeopolitik në këto kohë të trazuara”, deklaroi ai.

Samiti synon të riafirmojë angazhimin për zgjerimin dhe të nxisë vendet partnere të përshpejtojnë reformat dhe përmbushjen e detyrimeve të nevojshme për avancimin drejt anëtarësimit.

Reklamë InterMedika

Liderët do të vlerësojnë progresin në integrimin gradual të rajonit, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, dhe do të diskutojnë hapat e ardhshëm për zbatimin e tij.

Në tryezë do të jenë gjithashtu sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe forcimi i qëndrueshmërisë përballë zhvillimeve gjeopolitike.