Presidenti Bajram Begaj ka pritur pasditen e sotme në Pallatin e Brigadave përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së, Bashkimit Europian dhe Gjermanisë, në një takim ku në fokus mësohet të ketë qenë situata e krijuar nga protestat në Tiranë.
Në takim kanë marrë pjesë edhe ish-presidentët Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi.
Sipas informacioneve të bëra të ditura, diplomatët kanë shprehur qëndrimet e tyre mbi zhvillimet në kryeqytet dhe kanë kërkuar një zgjidhje politike për rikthimin e normalitetit.
Stabilizimi i situatës mësohet të ketë qenë çështja kryesore e diskutimeve. Nuk janë dhënë hollësi të mëtejshme mbi propozimet apo përfundimet e takimit.


