Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar gjatë protestave, duke bërë thirrje për demonstrata paqësore dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët.
Në reagimin e saj, ambasada thekson se dhuna, trazirat, lëndimi fizik i personave të tjerë dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar.
“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve që zgjedhin të protestojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. Gjithashtu, ajo apelon te të gjitha palët për vetëpërmbajtje dhe qetësi.


