Begaj takim nesër me drejtuesit e komuniteteve fetare

17 Oct 2026 • 23:17
Shpërndaje:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të zhvillojë të dielën, më 18 tetor, një takim me drejtuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri, në një kohë kur vendi po përballet me tensione dhe protesta që vijojnë prej pesë ditësh në kryeqytet.

Takimi është planifikuar të mbahet në orën 12:00, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen apo qëllimi i kësaj mbledhjeje.

Ky zhvillim në axhendën e kreut të shtetit vjen në një moment të tensionuar, pas protestave në Tiranë, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të policisë, si dhe me incidente të dhunshme.

Reklamë Ola

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse takimi i Presidentit me përfaqësuesit e komuniteteve fetare lidhet me situatën e krijuar nga protestat apo është pjesë e angazhimeve të planifikuara më herët.

Pritet që pas takimit të ketë më shumë informacion mbi çështjet e diskutuara dhe mesazhet e përcjella nga kreu i shtetit.

Reklamë InterMedika