Pesë anije ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s kanë mbërritur këtë të shtunë, më 17 tetor, në gjirin e Vlorës, në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët të Aleancës.
Nga pesë mjetet lundruese, dy janë anije të mëdha ushtarake që i përkasin flotave detare të Turqisë dhe Francës, ndërsa tri të tjerat janë anije mbështetëse nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në stërvitje.
Sipas informacioneve të raportuara, anijet do të qëndrojnë të stacionuara në gjirin e Vlorës për disa ditë, deri më 20 tetor, kur është parashikuar largimi i tyre.
Prania e mjeteve ushtarake në ujërat shqiptare është pjesë e aktiviteteve të përbashkëta stërvitore të NATO-s, që synojnë forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë mes forcave detare të vendeve aleate.


