Ministri irlandez: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

13 Oct 2026 • 18:49
Shpërndaje:

Ministri irlandez i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne, ka përshëndetur mbylljen e një tjetër kapitulli negociues nga Shqipëria, duke e cilësuar një moment të rëndësishëm në procesin e integrimit europian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, pas Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE në Luksemburg, Byrne vlerësoi progresin e vendit dhe bëri thirrje për vijimin e reformave.

“Sot është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe BE-në. Sot Shqipëria ka mbyllur një kapitull tjetër dhe inkurajoj Ramën dhe Shqipërinë të vazhdojnë të ruajnë ritmin dhe vijimësinë e rekomandimeve të Komisionit”, deklaroi ministri irlandez.

Reklamë Ola

Byrne theksoi se Bashkimi Europian mbështet përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit dhe synon mbylljen e kapitujve të tjerë.

“Duam të mbyllim kapituj të tjerë, sepse e ardhmja juaj qëndron dhe është në BE”, u shpreh ai.

Reklamë InterMedika

Deklarata vjen pas mbylljes së përkohshme të Kapitullit 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, duke e çuar në katër numrin e kapitujve negociues të mbyllur përkohësisht nga Shqipëria.

Ministri irlandez nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së ritmit të reformave dhe zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Europian, si kushte për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.