×
Tuesday, April 16, 2024

90-vjetori i lindjes së Dritëro Agollit, Balla: Një mendimtar dhe zë i rëndësishëm përgjatë proceseve demokratike

October 13, 2021


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në Konferencën Shkencore: “Migjeni dhe Dritëroi, dy shkrimtarë me vështrim nga e ardhmja” e cila u organizua nga Akademia e Shkencave në përkujtim të 90-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit dhe 110-vjetorin e lindjes së Migjenit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shpreh mirënjohjen për Akademinë e Shkencave për organizimin e kësaj konference në këtë përvjetor, duke botuar për herë të parë edhe Temën e Diplomës së Dritëroit mbi skicat dhe tregimet e Migjenit.

Sipas Ballës, shumë e njohin Dritëroin si prozator, publicist, eseist, mendimtar, kritik por Dritëroi ka qenë edhe një zë shumë i rëndësishëm përgjatë proceseve demokratike si një mendimtar politik, me një kontribut të pazëvendësueshëm në fillimet e Partisë Socialiste.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Nderojmë sot 90-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit si dhe 110-vjetorin e lindjes së Migjenit!
Mirënjohje Akademisë së Shkencave për organizimin e Konferencës shkencore në këtë përvjetor, duke botuar për herë të parë edhe Temën e Diplomës së Dritëroit mbi skicat dhe tregimet e Migjenit.

“Kohë më vonë e ndofta më shumë,
Kur të ketë bleruar një dardhë
Dhe kur lumi në prill të zbresë me shkumë,
Unë e di, do vij me kalin e bardhë,
Para jush do shfaqem,-që s’patet fat të më njihni,
Se disa nga ju vërtet u lindën më vonë
Dhe të tjerët mbase s’e dinin
Që mes tyre jetoja diku në një dhomë”. #DritëroAgolli

Shumë prej nesh e njohin si prozator, publicist, eseist, mendimtar, kritik por Dritëroi ka qenë edhe një zë shumë i rëndësishëm përgjatë proceseve demokratike si një mendimtar politik, me një kontribut të pazëvendësueshëm në fillimet e Partisë Socialiste.



Comments are closed.